Një qytetar i Kosovës i cili ka marrë rrugën nga Gjermania për të vizituar vendlindjen e tij, tashmë e shtatë orë është duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi- Kosovë, përkatësisht në Merdar, shkruan Llapi.info.

Z. Z. ka thënë për Llapi.info se që nga ora 8:30 e mëngjesit është duke pritur në këtë pikë kalim kufitar.

Sipas tij problemi është tek pala serbe e cila i ka vonuar ata kaq shumë, pasi që sipas tyre ka rënë sistemi i kontrollimit.

Ai ka thënë se përveç tij në këtë pikë kufitare nuk është i vetëm dhe se duke pritur janë më shumë se gjashtë kamionë dhe dy kombi./Llapi.info