Në Durrës, ku kanë filluar edhe reshjet e shiut, situata ka qenë edhe më e rëndë. Banorët që ende nuk i kanë kaluar pasojat e 26 nëntorit dhe janë të tronditur nga tërmeti i asaj date kanë dalë jashtë dhe disa prej tyre janë futur në makina.

Shumë të tjerë kanë qëndruar në rrugë, të përfshirë nga paniku. Ata thonë se janë tronditur shumë dhe lëkundjet kanë qenë të fuqishme, gati të ndjeshme sa tërmeti i nëntorit, edhe pse duhet thënë se ka qenë me shumë më pak ballë të shkallës rihter, se ai që shkaktoi dëme dhe të vdekur.

Shumë rrugë të Durrësit janë tashmë me banorë, që kanë dalë në sheshe, ndërsa moshat e treta dhe fëmijët janë trembur edhe më shumë.