arrestim

olicia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Mark (Bardhec) Coli, i cili kërkohej për veprat penale: “Vjedhje e rëndë, mashtrim dhe kanosje”,

Po ashtu Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë tjetër për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Aferdita (Zef) Colaj , e cila kërkohej për veprën penale: “Mashtrim”.

Të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, anadaj policia falenderon të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.