Qytetarët e Komunës së Podujevës duket se nuk e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetueses, e cila i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e kandidatit të LDK-së, Avdullah Hotit për formin e Qeverisë së re, raporton Llapi.info.

Llapjanët duke komentuar këtë vendim, kanë thënë se Qeveria, sipas tyre, duhet të formohet vetëm nga partia fituese në zgjedhjet e fundit. Kundrejt tyre, ka edhe të tillë që Kosova s’duhet të mbetet pa qeveri, pasi s’është shpërndarë Kuvendi.

“Nuk është i drejtë. Partia e parë duhet ta formojë Qeverinë. S’mund të ketë Qeveri të re pa koordinim me partinë e parë”, thotë Muhamet Mehmeti.

Të njëjtin mendim e ka edhe Bujar Potoku. Sipas tij, me vendimin për të dekretit të Thaçit, Gjykata ka shkelur vetë Kushtetutën.

“Për mendimin tim, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur vetë Kushtetutën. Me bë Qeverinë pa fituesin e zgjedhjeve kjo është diçka e papranueshme si për popullin, si për të gjithë. Tash do t’i shohim hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Potoku./Llapi.info

Për më shumë, ndiqeni videon:

Qytetarët e Komunës së Podujevës s’e përkrahin vendimin e Kushtetues për dekretin e Thaçit

Qytetarët e Komunës së Podujevës s’e përkrahin vendimin e Kushtetues për dekretin e Thaçit

Gepostet von Llapi.info am Dienstag, 2. Juni 2020