Pas bartjes së buxhetit për barna dhe materiale shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK), janë ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke u iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Kjo u bë e ditur në komunikatën e dërguar nga SHSKUK.

SHSKUK bënë të ditur po ashtu se ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja.
“Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent”.

“Janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë”.

“Artikujt janë siguruar me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë iniciuar. Stafi është i përkushtuar për përmirësim të furnizimit”, thonë nga SHSKUK.