Qytetarëve të Podujevës të cilët do kenë nevojë të marrin shërbime gjatë natës, atë do tu duhet ta kërkojnë në Prishtinë ose në klinika private.

Kjo pasi që Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë nuk po punon 24 orë.

Kjo ka bërë që një qytetar i Podujevës të ankohet të cilit mbrëmë rreth orës 19:30 ka kërkuar shërbim në këtë qendër por ka hasur në dyer të mbyllura.

Qytetari(emër i njohur për redaksinë) ka thënë se ka pasur fëmijën e sëmurë por nuk ka pasur ku ta dërgojë.

Në Podujevë asnjë ambullantë apo QMF nuk punon 24 orë.

Më poshtë shihni videon e dërguar medieve: