Qindra shqiptarë po e braktisin Gjermaninë

Qindra shqiptarë po e braktisin Gjermaninë

Gjithmonë e më tepër azilkërkuesit shqiptarë nga Shqipëria po ia kthejnë shpinën Gjermanisë

Deri më tani ishin irakianët, që po kthehen në vendlindjen e tyre, të zhgënjyer me Gjermaninë.

Por, siç raporton revista Spiegel, aktualisht ka një valë kthimesh në vendet e Ballkanit. Kështu, qindra shqiptarë largohen çdo ditë, kryesisht përmes aeroportit të Frankfurtit.

Sipas Spiegelit, arsyeja është kjo: Po largohen për të shmangur kërcënimin e bllokimit të udhëtimit në zonën Shengen. Në rast se qëndrojnë në Gjermani, ata rrezikojnë deportimin dhe një ndalim udhëtimi në vendet e Evropës.

Që prej muajsh, Gjermania ka deportuar mijëra shqiptarë, ndërkohë që numri i atyre që po udhëtojnë drejt këtij vendi ka rënë ndjeshëm.