Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, beson se FSK ka nevojë për dronë në mënyrë që shteti i Kosovës të rris kapacitetet vëzhguese. Madje tashmë dihet edhe kostoja e është bërë plani.

“Përmes Ministrisë së Mbrojtjes, përmes analizës kemi nevoje për dronë për rritjen e inteligjencës e vëzhgim, Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit”, është deklaruar Mehaj.

Ai ka thënë se kanë pranuar letrën e ofertës kostoja për katër është 4.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro.

“Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milionë euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të të vlejë deri më 26 qershor” ka thënë Mehaj.

“Është nevojë që të kemi dronët Puma të cilët planifikojmë t’i blejmë nga SHBA-ja. Janë 11.9 milion euro dhe kjo shumë paraqet vlerën” ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se është dakord me propozimin e Mehajt për ndryshim në rishikim dhe kërkesën që ka bërë, por fjalën ia kaloi edhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se nëse Kabineti është i pajtimit, kjo mund të përfshihet dhe mund të merret në vendim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Kurse, Goran Rakiq ministër për Komunitete dhe Kthim ka dal kundër kërkesës së ministrit Mehaj për blerjen e dronëve.

“Ne duhet të merremi me ri këmbjen ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës dhe kërkesa e ministri Mehaj është e papranueshme. Prioritet duhet të jenë këto për qeverinë” ka thënë Rakiq.