Qeveria merr vendim për rritje të pagave

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës në nivelin prej 4 për qind mbi pagën bazë duke filluar nga 1 janari i 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me kete vendim aprovohet rritja e pagave për këto kategori nga data 1 janar.

Ai ka thënë se me ketë vendim nuk përfshihen kategoritë të nxjerra nga vendimi i Qeverisë i marrë kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Ministri Hamza ka shtuar se ky vendim është në përputhje me linjat buxhetore.

“Por këtu nuk hyjnë kryeministri, ministrat, zëvendëskryeministrat e zv/ministrat, rroga e të cilëve është rritur më parë”, ka thënë Hamza.