Change of command of German KFOR Contingent

Ushtrisë gjermane në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, i është vazhduar mandati edhe për 12 muaj. Këtë e ka vendosur kabineti i qeverisë gjermane, ndërsa mbetet të miratohet edhe nga Bundestagu (Parlamenti gjerman).

Sipas njoftimit zyrtar, situata në Kosovë është në përgjithësi e qetë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për incidente të papritura që mund të qojnë në tensionimin e situatës, në veçanti në pjesën veriore të vendit.


Pjesëmarrja e forcave gjermane është reduktuar në pajtueshmëri me planet e NATO-s. Siç njofton ushtria gjermane është tërhequr nga kampi në Prizren në dhjetor të vitit të kaluar, duke ndërruar lokacion – në Prishtinë.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve personeli ushtarak është reduktuar në vetëm 400 ushtarë, e për vazhdimin e mandatit nga ana e qeverisë ka shkruar në Twitter edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.