Administrata Trump të premten ka ndërmarrë masa për të limituar eksportin e softuerëve të inteligjencës artificiale në mënyrë që të mbajnë teknologjitë e ndjeshme larg rivalëve botërorë, siç është Kina.

Nën ligjin e ri, i cili hyn në fuqi që nga e hëna, kompanitë të cilat eksportojnë lloje të caktuara të programeve të imazheve gjeohapësinore nga SHBA-ja, duhet të aplikojnë për licencë para se ta shesin atë, transmeton Koha.net.

“Ata dëshirojnë që të ndalojnë kompanitë amerikane që të mos u ndihmojnë kinezëve që të krijojnë produkte me inteligjencë artificiale më të mirë, cila mund t’i ndihmoj ushtrisë së tyre”, ka thënë James Lewis, ekspert i teknologjisë, raporton reuters.

Ky ligje përfshinë softuerët të cilët mund të përdoren nga sensorët, dronët e satelitët për të automatizuar procesin e identifikimit të caqeve për ushtritë apo civilët, thotë Lewis.