Gjatë muajit qershor ka pasur një rritje të rasteve të dhunës në familje ku gratë kanë sulmuar fizikisht burrat.

Klisheja se “lajm përbën jo kur qeni han njeriun por kur njeriu han qenin” kuptimësohet pikërisht te raportimi i “dhunës në familje”.

Zakonisht, raportet se gratë kanë qenë ato që kanë rrahur burrat klikohen e komentohen më shumë se sa ato ku tregohet për dhunën e ‘zakonshme’ të burrave ndaj grave.

Gjatë muajti qershor 2021 nga raportet e Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të tilla.

Më 19 qershor, rreth orës 21:25, një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij. Në atë kohë po zhvillohej ndeshja e EURO2020 mes Spanjës dhe Polonisë, përcjell Periskopi.

Burri në fjalë ka marrë trajtim mjekësor pas këtij rasti, ose siç do të thonim nëpër titujt e këtyre rasteve “është bërë për spital”.

Një ditë më herët, rreth orës 23:00, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Angli-Skoci, një burrë tjetër njoftoi policinë se është rrahur nga bashkëshortja e tij. Edhe ky pranoi trajtim mjekësor.

Por, ky rast qëlloi të jetë edhe më i rëndë pasi që viktimës, burrit në fjalë, i lështë lëshuar një urdhër-mbrojtje emergjente.

Të dyja rastete mësipërme kanë ndodhur në Prishtinë.

Por, ende pa filluar kampionati evropian po ashtu ka pasur dy raste të tjera të raportuar nga Polciia në ershor.

Në Janjevë një burrë kishte raportuar se gruaja e tij e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Dhe, se qershori do të ishte “i rëndë” për burrat, e lajmëroi 1 qershori kur u raportua për rastin e parë të një gruaje që rrahte fizikisht burrat.

Gruaja në fjalë e kishte sulmuar fizikisht kunatin e saj e madje edhe gruan e tij [kunatën e tij].

Kjo ngjarje ndodhi në Gjakovë.

Sidoqoftë, edhe gjatë qershorit numri më i madh i rasteve të dhunës në familje u shkaktua pikërisht nga burrat./Periskopi