Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo nuk po bëhet në kohën e duhur dhe ka thënë se ka problem moral lidhur me këtë proces.

Çelaj ka konfirmuar gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në votim.

“Unë kam problem moral që ne në njëfarë mënyre ta shkarkojmë z. Veseli, se ne po çojmë mesazh të keq në gjykatë, se ai është fajtor dhe ne po e shkarkojmë. Askush nuk ka vepruar siç po veprojmë ne. Nuk do të marrë pjesë në votim, nuk kam asgjë kundër kandidatit”, tha Çelaj.

Ai më tutje ka thënë se ka shumë delegatë të pakënaqur dhe gjithashtu se po i duket ‘sikur po e tradhëtojnë Veselin.

“Ka shumë të pakënaqur. Nuk do të duhej të mbahej Konventa. Nuk kam fuqi të marr pjesë në votim, po më duhet sikur po e tradhtomë Veselin”, tha Çelaj.