Punimet në rrugët e Kosovës janë duke shkaktuar probleme të shumta në trafik.

Sipas disa fotografive të siguruara nga Indeksonline, shkaku i këtyre punimeve janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Sibovc.

Derisa punimet në këtë rrugë vazhdojnë, vozitësit e veturave janë të detyruar që përveç kolonës të përballen edhe me rrugën e dëmtuar në këtë pjesë.