Një 49 vjeçar është goditur nga rryma, pasi preku kabllot derisa po gërmonte pranë një banese, në rrugën Muslim Mulliqi, në Prishtinë.

Për këtë punë ishte kontraktuar nga pronari i banesës, i cili u kontaktua nga KlanKkosova, po nuk pranoi të flasë para kamerës.

Prapa saj ai pranoi se e kishte kontraktuar punëtorin, që sipas tij është shtetas i Shqipërisë dhe se punimet po kryhen me financim të tij, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur që punëtori është dërguar për trajtim në QKUK.

Kurse sipas Avdush Bajgorës, shef në Qendrën Emergjente, në QKUK personi në fjalë ishte frikësuar, por nuk kishte asnjë lëndim.

Ndërkaq nga KEDS-i nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, e kanë cilësuar veprimin të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm.