Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të KEDS-it pasditën e djeshme në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Siç njofton Policia, ata janë kapur në flagrancë duke ia marrë një personi nga 100 euro ryshfet, shkruan Sinjali.

Ata janë intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, punëtorët e KEDS-it janë dërguar në mbajtje.