Pulë në shtalpë

Përbërësit:
1 pulë e madhe
250 gr shapminjona të marinuara të prera
200 ml shtalpë
2 lugë miell
1 kub supë e gatshme pule
erëza të përziera
1 limon
kripë dhe piper i zi

Pulën e presim në copë. Mbi copat e mishit hedhim kripë dhe erëza të përziera nga të dy anët. Mbi to hedhim edhe lëng limoni. Pastaj, mishin e shpojmë disa herë me thikë, që t’i mpijë erëzat. Çdo copë të mishit të pulës e kalojmë në miell dhe e skuqim në vaj të nxehtë. Mbi mishin e skuqur hedhim nga supa e zierë. Në tigan e shtojmë shtalpën dhe shampinjonat. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të kaurdiset 30 minuta.
Në pjatën për servirje i rendisim copët e mishit të pulës. Nga njëra anë e pjatës i rendisim copët e patateve të ziera. Pasaj i zbukurojmë me degë nenexhiku. Mbi mishin hedhim shampinjona dhe nga sosi në të cilin përgatitej.
Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!