Pukë, makina del nga rruga, plagosen 3 persona, mes tyre një fëmijë i mitur

Mesditën e sotme janë plagosur tre persona, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë, në vendin e quajtur Kroji i Zojës, në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosurit udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targë AA203MV.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë i mitur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Edhe të plagosurit e tjerë janë në gjendje të mirë dhe po marrin ndihmën e nevojshme në spital.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.