Federata e futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së katërt në Ipko Superligë.

Kësisoj java e katërt do të luhet në tri ditë, nga dy takime të premten, të shtunën dhe të dielën.

Java e katërt starton me ndeshjen Ballkani – Trepça ’89 të premten nga ora 16:00, ndërsa tri orë më vonë nën ndriçimin e reflektorëve luhet ndeshja Prishtina – Llapi në stadiumin Fadil Vokrri.

Derbi i madh kosovar, Drita – Feronikeli do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00, ndërsa në Skenderaj, Drenica pret Gjilanin.

Për të dielën do të luhen dy sfida të tjera, Ferizaj është nikoqir i Vushtrrisë, ndërsa Flamurtari pret Dukagjinin në kryeqytet.

Orari i javës se katërt në Superligë

E premte

Ballkani – Trepça ‘89 16:00
Prishtina – Llapi 19:00

E shtune

Drenica – Gjilani 16:00
Drita – Feronikeli 16:00

E diel

Flamurtari – Dukagjini 16:00
Ferizaj – Vushtrria 16:00