Të dielën një autobus i kompanisë “Deva Tours” u aksidentua në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë dhjetë persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Dy ditë pas këtij aksidenti tragjik, mediat kroate kanë publikuar pamjet e autobusit të aksidentuar.

Në pamjet e publikuara autobusi shihet se është i shkatërruar në pjesë e poshtme dhe shumicën e xhamave i ka të thyera.

Sipas mediave kroate thuhet se ka mundur të ketë më shumë viktima bazuar në pamjet e autobusit pas aksidentit.

Ndërkohë, shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet.

VIDEO