Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin për ndaljen e kontrabandës në disa pjesë të vendit.

Një pjesë e këtij aksioni është zhvilluar edhe në veri të Mitrovicës, ku situata ishte tensionuar.

Nga ky aksion kanë mbetur të plagosur katër policë, ndërsa janë arrestuar dhjetëra qytetarë e policë, të cilët janë të lidhur me kontrabandën.

Policia ka deklaruar se aksioni ende po vazhdon dhe përpos veriut ka kaluar në Skënderaj dhe Drenas.