Pse sheqeri është më i rrezikshëm se kripa?

Pse sheqeri është më i rrezikshëm se kripa?

Zakonisht mjeku na thotë të ruhemi nga kripa, nëse duam ta ruajmë zemrën tonë. Por, tani ka dëshmi që tregojnë se sheqeri ndoshta është edhe më i rrezikshëm sesa kripa, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Studimi, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën “Open Heart”, tregon se njerëzit që konsumojnë 10 deri 25% të kalorive të tyre me anë të sheqerit, janë për 30% më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja. Ata që marrin sasi edhe më të madhe të sheqerit, kanë rrezik dyfish më të madh nga sëmundjet kardiovaskulare dhe, si rrjedhim, nga vdekja.

Organizata “American Heart Association” preferon që të mos konsumojmë më shumë se nëntë lugë të çajit sheqer në ditë. Por, sheqeri fshihet edhe në shumë produkte, kështu që është vështirë të kontrollohet marrja e tij.

Ky është vetëm njëri nga studimet që janë bërë viteve të fundit, të cilat tregojnë se sheqeri duhet të konsumohet në sasi sa më të vogla, të mundshme.