Janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët policorë po kërcënohen nga qytetarët gjatë detyrës zyrtare, shkruan Llapi.info.

Dy raste të tilla janë regjistruar gjatë kësaj jave. Një i tillë ka ndodhur dje rreth orës 19:00. Kështu ka konfirmuar Policia në raportin e saj ditor.

“Podujevë 29.05.2021 – 19:00. Viktima mashkull kosovar (zyrtar policor) ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kujtojmë, disa zyrtarët policorë në Podujevë janë kërcënuar ditë më parë nga dy persona tjerë.

“Podujevë, 26.05.2021 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor deri sa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info

Po ua shqiptonin gjobën, kërcënohen zyrtarët policorë në Podujevë