Pse dimrit trashemi edhe pse hamë më pak

Në muajt e ftohtë njerëzit janë më pak të lumtur sesa verës dhe për këtë arsye marrin ushqim të yndyrshëm dhe me kripë, i cili në mënyrë të menjëhershme përmirëson disponimin, zbulon studimi.

“Njerëzit me kilogramë të tepërt e kanë në fakt më ftohtë, sesa të dobëtit, sepse tepricat e peshës trupore e kanë indin e bardhë dhjamor i cili nuk ngroh. Vetëm për shkak të yndyrave kafe është më ngrohtë, ndërsa ato i kanë vetëm fëmijët. Yndyrat e bardha ruajnë energjinë, ndërsa ato kafe shpenzojnë kaloritë për nxehtësi”, pohon gastroenterologu Ahmed Ahmed nga spitali Bupa Cromwell.

Paraardhësit tanë muajt e dimrit i kanë lidhur me urinë. Një teori është që jemi gjenetikisht të programuar për rritjen e shtresave yndyrore në vjeshtë për të na ndihmuar për të mbijetuar. Kjo është e ashtuquajtura hipotezë e gjenit kursimtar, ka shpjeguar ai.

Problemi është që ne nuk duhet të ruajmë më yndyra, sepse kemi me bollëk ushqim në dispozicion gjatë tërë vitit. Kurrë nuk jemi të uritur, prandaj nuk kemi as si t’i shpenzojmë rezervat e akumuluara. Gjenet tona janë përgjegjëse për ruajtjen e yndyrave, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të kontrolloni se çka hani, thekson Ahmed.

Por unë jam gjithmonë i uritur…

Trupi ruan temperaturat edhe gjatë kohës së dimrit, thekson endokrinologu, dr. Jeremy Tomlinson, nga Universiteti Birmingham.

Te shumica e gjitarëve rritja e melatoninës zvogëlon urinë. Kjo është strategji për luftën me resurset e zvogëluara të ushqimit. Por te disa lloje sistemi i njëjtë krijon efekt të kundërt, kështu që kjo do mund të shpjegonte urinë dhe shtimin në peshë tek njerëzit, thekson dr. Perry Barrett nga Universiteti Aberdeen.

Melatonina, hormoni i cili nxitet nga errësira dhe për shkak të të cilit ndihemi të përgjumur, po ashtu mund të ketë rol në apetit. Në pranverë dhe verë, niveli i melatoninës bie, por në vjeshtë dhe në dimër niveli rritet, shton Barrett.

Pse atëherë e dëshirojmë aq shumë ushqimin?

Më se shumti hamë në pranverë dhe në verë, ndërsa në vjeshtë hamë lloje të ndryshme të ushqimit. Në pranverë dhe verë hamë ushqim të pasur me karbohidrate, ndërsa në vjeshtë jemi të prirë ndaj ushqimit të yndyrshëm, thotë dr. Barrett. Ndërsa këtë sipas të gjitha gjasave e bëjmë për t’u ndier më të gëzueshëm apo më gazmorë.

Gjatë dimrit njerëzit janë më pak të lumtur dhe të kënaqur për shkak të errësirës dhe ftohtësisë, dhe gjendja e tillë quhet monotoni, thekson psikologu Craig Jackson nga Universiteti Birmingham City. Pikërisht për këtë arsye kërkojmë ushqimin e yndyrshëm i cili na ngrit disponimin për një kohë të shkurtër. Hamë ushqim kalorik i cili është më i yndyrshëm dhe ëmbël se sa zakonisht.

Problemi është që vaktet e tilla të pasura me sheqer shkaktojnë rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye keni nevojë për më shumë energji, shton Jackson.

Nuk ha më shumë se zakonisht, por trashem

Mungesa e vitaminës D, vitamina e diellit, ndikon në peshën tonë trupore në dimër, zbulon studimi. Trupi juaj ka nevojë për diell për sintezën e vitaminës D, por në dimër ka më pak diell, njerëzit më pak dalin jashtë, dhe edhe kur dalin mbështillen me pallto, shall, kapela, kështu që lëkura e tyre gati as që i ekspozohet diellit, pohon për Daily Mail, dr. Stephanie Dillon, nga Universiteti Lancashire.

Duket që mungesa e vitaminës D zvogëlon aftësinë e trupit për të përpunuar yndyrat dhe aktivizon ruajtjen apo akumulimin e tyre. Kaloritë që i konsumoni ruhen në indin yndyror, në vend se të përdoren si energji, shton ajo.

Mungesa e vitaminës D lidhet me trashjen. Prandaj rritni nivelin e saj duke konsumuar më shumë peshk të kaltër dhe ekspozohuni në diell të paktën 20 minuta në ditë.

Nuk është faji im, por i televizorit!

Gjatë verës njerëzit kalojnë më shumë kohë në hapësira të hapura, ndërsa muajt e dimrit janë të rezervuar për të qëndruar ulur dhe për të ngrënë para TV-së. Më së miri është të mbani ditar dhe të shënoni gjithçka që hani. Pyesni veten a keni nevojë për aq kalori dhe a mundeni t’i shpenzoni. Dhe gjithsesi ushtroni, këshillon Ahmed.