Ka filluar aksioni i Partisë Socialdemokrate para objektit të Katedrales në kryeqytet.

Pjesëtarë të kësaj partie, përfshirë edhe kreun e saj, Dardan Molliqaj, janë parë një parullë me fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet ‘shporta e riciklimit’, e të cilat i vendosën në disa kontejnerë.

Por në vendin ku po zhvillohet aksioni janë parë edhe forca të shumta të Policisë, të cilët kanë rrethuar objektin e Katedrales.

Ky aktivitet vjen fiks një javë pas arrestimit të 15 aktivistëve të këtij subjekti politik në krye me Dardan Molliqajn.