Partia Socialdemokrate i është përgjigjur Ahmet Isufit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili ka thënë se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.

Zëdhënësja e PSD-së , Natyra Kuçi në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se kjo parti nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt, mirëpo ende nuk kanë diskutuar për koalicionet.

“Nuk kemi vendosur vija të kuqe, mirëpo nuk është thirrur këshilli për të diskutuar koalicionet e mundshme, andaj nuk mund të themi asgjë tani”, ka thënë ajo.

Ndryshe Isfui ka thënë se sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve ka që të besojnë se AAK mund të bëjë koalicion me këtë parti.