Vrasja e dy vëllezërve në oborr të shtëpisë në Plloqicë të Malishevës edhe pas më shumë se dy viteve nuk ka gjetur drejtësisë.

Motra e kësaj familje, Besnike Maloku, thotë që shteti nuk ishte i gatshëm për ta zbardhur rastin e vrasjes së vëllerezve të saj, ani pse ekzistojnë prova dhe dëshmitarë  okualrë që kanë qenë prezent. Maloku thotë që shteti i vrau familjen e saj për së dyti.

“Qysh mbas 2-3 orëvë që ka ndodhur vrasja vëllau i ka thënë prokurorit se ka qënë kushëriri Blerim Maloku, pasi e kam njoftur në bazë të zërit dhe lëvizjes. Andaj edhe prokurori ka qenë i bindur se janë ata dhe na ka thënë nuk keni nevojë me kërku askund tjetër, sepse këta persona ja u kanë vrarë vëllezërit. Edhe pse ne për çdo thashetheme kemi hulumtu që me na drejtu me rastin dhe me zbardh këtë rast”, ka shtuar Maloku.

Për këtë krim, fillimisht u akuzuan Besim e Blerim Maloku, ne lidhje gjaku me viktimat. Këtë krim do ta bënte më të rëndë edhe ky fakt.

“Me këta persona jemi bashkëfshatarë, kemi pasur raporte të mira jo shumë të ngushta apo raportë vëllazërore po të mira po nisem nga vetja nëse i kam taku në rrugë i kam përshëndet”, ka shtuar Maloku.

Gjykata Themelore në Gjakovë,  vitin e kaluar e ka liruar nga akuza për vrasje të dyfishtë të akuzuarin Besim Maloku, derisa ai është dënuar me 20 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së ngritur me 30 nëntor 2018, i akuzuari Besim Maloku, akuzohet se më 9 mars 2018, rreth orës 01:00 në fshatin Plloqicë të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Në këtë rast, i akuzuar është edhe Blerim Maloku, por ai në seancën fillestare të mbajtur më 17 dhjetor të vitit 2018, e kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, kurse i akuzuari për vrasje të rëndë, Besim Maloku, ishte deklaruar i pafajshëm.

Besnike Maloku në rrëfimin e saj ndan edhe momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor, që atë edhe sot e shqetësojnë. Thotë që, siç edhe përmenden në aktakuzë, prova kishte për ti dënuar të akuzuarit, por Prokurori Agron Matjani që në fillim kishte nisur ta zvarriste rastin. Madje edhe bastisjet e vendeve ku dyshohej që ishin hedhur armët e krimit u lanë që të bëheshin shumë muaj pas krimit.

“Mund të thëm se pas 8 muajsh ka ardhur ekipi për kontrollimin e bunarëve që personat e dyshuar i kanë përmendur brenda 48 orëvë që janë arrestuar. Atëhere djali i axhës së tyre Ismet Maloku o dëgju se kanë thënë se në përgjime e kanë përmendur se ku ai ti tregoj familjarëve mshefjen e armëve. Në ditën kritike Ismeti nuk është taku me ta, qysh e ka ditë Ismeti se ku i kanë armët, kjo ngjallë dyshimme”, ka thënë Maloku.

Motra e viktimave thotë që prokuroria edhe pse eksperti i balistkës ka potencuar se gëzhojat përshaten me armën e njëri prej të dyshuarve nuk i ka marrë parasysh. Shton se gjyqtarët ishin shumë të pa interesuar me këtë rast.

“Arma ka qenë e Besimit ai vetë e pranoj, një gezhojë u gjetur në vendngjarje u përshtat 100% më armën e Besimit, është raporti i ekspertit që kjo armë është e Besim Malokut, tre herë e kanë ftuar ekspertin  në procese gjyqësore”, ka thënë Maloku.

Përveç provave të ndryshme, lidhur me këtë rast ka pasur edhe dëshmitarë në procese gjyqësore, të cilët ishin në ditën kritike ku mbetën të vrarë vëllezërit Maloku. Ata kishin dëshmuar se i ndjeri në momentet e fundit të jetës së tij e kishte treguar emrin e personit që kishte shtënë drejt tijë.

“Këta persona që ishin futur në oborrin e shtëpis dhe vranë dy vëllezërit, ishin identifikuar nga vëllu dhe djali axhës gjatë momenteve kritike, pas ndjekjes se atyre ai kishte thirrë emrin e tyre. Të gjithë dëshmitarët dëshmuar se kishin dëgjua vëllaun tashmë të ndjerë duke thirrë emrin e të akuzuarit. Po ashtu qysh mbas 2-3 orëvë që ka ndodhur vrasja vëllau i ka thënë prokurorit se ka qënë kushëriri Blerim Maloku, pasi e kam njoftur në bazë të zërit dhe lëvizjes. Andaj edhe prokurori ka qenë i bindur se janë ata dhe na ka thënë nuk keni nevojë me kërku askund tjetër, sepse këta persona ja u kanë vrarë vëllezërit. Edhe pse ne për çdo thashetheme kemi hulumtu që me na drejtu me rastin dhe me zbardh këtë rast”, ka thënë Maloku.

Përderisa për rastin e vrasjes së dy vëllezërve nga fshati Plloqicë e Malishevës, Shani e Bahri Maloku, shteti kosovarë aktualisht nuk e ka askënd të akuzuar e askënd në burg për këtë krim, familja i ka varur shpresat tek Gjykata e apelit, të cilët për shumë muaj janë duke pritur verdiktin përfundimtar/Insajder