Lëvizja Vetëvendosje përmes profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin e nisjeve me autobus nga qytete të ndryshme të Kosovës për në Prishtinë, ku më 1 shtator ku do të protestohet kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, njofton Llapi.info.

Sipas VV- së, transporti për qytetarët të cilët duan ti bashkëngjiten kësaj proteste do të jetë falas.

Nisja për në kryeqytet nga Podujeva do të bëhet nga ora 9:30 minuta te Stacioni i Autobusëve në Podujevë, ndërsa nisjet tjera do të fillojnë nga ora 8:30 deri në ora 10:00 e mëngjesit./Llapi.info

VV