Prokuroria Speciale konfirmon: S`ka asnjë kërkesë për rastin e Kumanovës

Prokuroria Speciale ka mohuar se ka pranuar kërkesë nga avokatët e të akuzuarve për rastin e Kumanovës, që kjo çështje të kalojë në institucionin e tyre. Kjo gjë përgënjeshtrohet përmes një komunikate të lëshuar nga kjo prokurori

“Ju njoftojmë se mbrojtja në rastin e Lagjes së Trimave deri sot nuk ka lëshuar asnjë kërkesë deri tek Prokuroria Publike speciale, apo dëshmi për nevojën e hapjes së kësaj lënde”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale. Kjo përgjigje vjen pasi që disa media publikuan se është bërë kërkesë deri tek prokuroria që drejtohet nga Katica Janeva.