Prokuroria Themelore e Pejës është duke hetuar zinxhirin komandues të UÇK-së për mashtrimet me listat e veteranëve të luftës.

Në një takim që ka mbajtur kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektorin Rajonal të hetimeve, ka thënë se është caktuar një prokuror për hetimin e veteranëve mashtrues.

Ai ka thënë përveç një prokurori mund të caktohet edhe një tjetër për hetime dhe se këto veprime janë ndërmarr në koordinim të plot me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, dorëheqja e të cilit është kërkuar në dy protesta të mbajtura në Prishtinë, për shkak të siç ka pohuar ish-prokurori Elez Blakaj, i ishte kërcënuar për hetimin e veteranëve të rremë.

“Vlen të theksohet se lidhur me rastet e mashtrimit të listave të veteranëve, Prokuroria Themelore e Pejës, ka hapur disa hetime dhe njëkohësisht ka ngritur një aktakuzë muajin e kaluar”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.