Qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, nën masat anit-Covid, sot kanë votuar për kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Vendvotimet në dy këto dy komuna janë mbyllur në ora 19:00.

Ndërkaq, profesori universitar Armend Muja ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje ka marrë 50.02 % të votave, LDK 40.11%, dhe PDK 9.87 %.