?????????????????????????????????????????????????????????

Gazeta zvicerane “20 min” ka shkruar për rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi.

Rasti i abuzimit të së miturës nga Drenasi, A.G., e cila dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga arsimtari dhe polici i saj, është raportuar edhe në gazetën zvicerane 20min.

“16-vjeçarja abuzohet nga mësuesi, pastaj edhe nga polici”, shkruan në titull, gazeta zvicerane 20min, transmeton “Insajderi”.

16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vit, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.