Produktet e detit ngadalësojnë harresën

Konsumimi i ushqimit të detit mund të ketë efekt pozitiv në një prej sëmundjeve që prekin moshat e avancuara.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se produktet e detit ngadalësojnë përparimin e harresës.

Ekspertët e “Rush University” në Çikago kanë ekzaminuar trurin e 286 personave me harresë, të cilët kohët e fundit kanë ndërruar jetë.

Ata arritën në përfundimin se pacientët që kishin konsumuar produkte deti çdo javë e kishin trurin më pak të dëmtuar nga harresa.

Autorët e studimit thonë se këtë efekt pozitiv e kanë të gjitha llojet e produkteve të detit, shkruan Gazeta Shekulli.