Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë sot përmes një konference për medie ka prezantuar ardhjen më të re në këtë parti, shkruan Llapi.info.

Driton Hyseni i cili para disa ditësh bëri publike bashkimin e tij me VV- në, sot në Podujevë tha se kemi të bëjmë vetëm me një formalizmin pasiqë shpirtërisht dhe emocionalisht në Vetëvendosje jam që nga vitet e hershme të saj.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar prej të gjithë juve. Kemi të bëjmë vetëm me një formalizim sepse unë jam bashkë me Lëvizjen edhe shpirtërisht edhe emocionalisht qysh prej viteve të hershme të aktivitetit të Lëvizjes. Ndoshta rrethanat kanë kontribuar që të mos japim kontributin që kemi dashur qysh herët por ja që vjen një moment kur gjërat si duket vijnë në vendin e vet dhe bëjmë formalizmin. Është një kënaqësi për mua për arsye se e di se në cilin subjekt jam bashkuar formalisht, se i njoh shumicën nga njerëzit e VV-së , njoh përkushtimin e tyre të madh që kanë për Kosovën dhe për gjithë hapësirën shqiptare dhe idetë e programin në detaje dhe qasjen që pjesëtarë të VV- së kanë ën raport me politikat që ne duhet ti zhvillojmë si subjekt politik karshi nevojave të qytetarëve, kombit dhe të gjitha zhvillimeve që ndodhin qoftë në Kosovë qoftë edhe më gjerë” tha Hyseni.

Ai tha se në VV “do të jap maksimumin tim qoftë nga pikëpamja e asaj eksperiencës që e kam bukur të gjatë në fushën e Aviacionit, qoftë nga fusha e ekonomisë apo e zhvillimit të teknologjisë informative”

Ka kritikuar edhe qeverinë lokale për mos kryerjen e punëve që kanë zgjatur tashmë e dy dekada e që sipas tij do duhej kryheshin brenda një mandati.

“Mua më gëzon fakti që përveç strukturimit që po e përfshinë komplet komunën e Besianës, më gëzon shumë fakti që kemi edhe iniciativa prej asamblistëve, prej aktivistëve të devotshëm të VV- së që të identifikohen problemet reale që i ka komuna e Besianës që realisht janë probleme që qe dy dekada nuk u zgjidhën, probleme të cilat ishte menduar që zgjidhen qysh mandatin e parë të qeverisjes lokale” përfundoi ai.

Ardhjes së tij në VV i është gëzuar edhe kryetari i kësaj partie dega në Podujevë, Bajram Ajeti i cili me rastin e prezantimit të Hysenit tha se është kënaqësi kur në mesin tonë kemi një ushtar të UÇK-së, profesionit e një menaxher të mirë.

“Sot jemi këtu për të ndarë kënaqësinë dhe gëzimin me ne këtu që na është bashkuar një atdhetar i kahershëm një ushtar i UCK-së, një profesionist dhe një menaxher shumë i mirë, shembull i mirë për Kosovën, i është bashkuar VV-së. Na duhen përkrahje, profesionistë e vlera të reja edhe për qendrën, por unë kam bindjen që edhe për lëvizjen si subjekt kryesor në Kosovë, që ardhja e Dritonit është një vlerë e shtuar për gjithë Lëvizjen dhe ne këtu do që jemi si Llap por edhe si Lëvizje”, tha Ajeti.

E kritika për pushtetin lokal me rastin e prezantimit të Hysenit kishte edhe Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci e cila tha se ky vend ka nevojë për punë dhe ndryshim të qeverisjes.

“Ka nevojë shumë për punë edhe ato që u përmendën për ta bërë ndryshimin në Llap dhe Gollak. Është lënë pas dore shumë jo vetëm në nivelin lokal por edhe në nivelin qendror edhe shumë e dhimbshme kur e sheh potencialin që e ka ky vend dhe nuk ia ka dhënë mundësia që të zhvillohet. Është punuar shumë edhe nga Lëvizja i kemi pa edhe ndryshimet edhe nga zgjedhjet e fundit këtu në Llap dhe Gollak dhe besoj shumë që edhe ty pasi të kemi këtu në qendër dhe me numrin e asamblistëve që e kemi këtu të shtyhen shumë gjana përpara për ta ndryshuar gjendjen” tha Bogujevci.