Problemet e këmbëve që sinjalizojnë sëmundje të rënda

Puna e vështirë, kequshqyerja ose ndryshimi i presionit mund të shkaktojnë ndryshime në këmbët tuaja, njofton Klan Kosova, transmeton Llapi.info.

Megjithatë, ka situata më serioze kur problemet e këmbëve tregojnë për çështje serioze shëndetësore.

Zbuloni përmes shenjave të mëposhtme se në cilat raste gjendja e këmbëve tona mund të jetë një shenjë që ne duhet të vizitojmë një mjek.

Problemet e veshkave

Nëse veshkat nuk punojnë si duhet, lëngjet e tepërta dalin nga trupi me disa vështirësi. Kjo shkakton edemë.
Nëse zona rreth syve tuaj është e fryrë ose ju ndjeni dhimbje që i ngjan një elektroshoke në disa nga gjymtyrët tuaja, kjo gjithashtu mund të jetë simptomë e një problemi të tillë.

Infeksioni venoz i cili ndodh në kyçin e këmbës

Tromboza 

Ënjtja e një ose të dy këmbëve mund të sinjalizojë trombozë të thellë venoze. Ky problem është shumë i rrezikshëm. Nëse mendoni se mund ta keni atë, menjëherë shkoni tek mjeku juaj.