Nganjëherë edhe më të mirë gabojnë, e në rastin konkret është Ferrari që ka probleme me frena dhe që ka tërhequr 5.600 vetura.

Për arsye akoma të panjohura, sistemi i frenimit në disa modele të Ferrarit mund të mbetet pa vajra që ndihmojnë në frenim, e si pasojë mund të çojë deri te pasoja të tmerrshme e në rastin më të rëndë në aksident trafiku, transmeton Telegrafi.

Ky paralajmërim vlen për modelet 458 dhe 488. Sipas kumtesës së NHTSA amerikane, fjala është për modelin 458 të prodhuar nga shtatori i vitit 2009 e deri në dhjetor të 2015, si dhe për modelin 488 të prodhuar gjatë periudhës korrik 2015 deri në fund të gushtit 2019.

Por ka edhe lajme të mira. Nëse sistemi humb 52% të vajit, shoferi do të informohet përmes ekranit të infotainmentit.

Nga Ferrari kanë bërë të ditur se kanë bashkuar forcat me gjigantin gjerman Bosch, që të sanojnë problemi dhe të informojnë për gjithçka të re pronarët e veturave.