Në pikat kufitare të Kosovës kanë filluar të shfaqen kolona të veturave, të cilat shkaktojnë pritje të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje të shtetit.

Kjo ndodh më shpesh gjatë kohës së pushimeve vjetore kur drejt Kosovës nisen mërgimtarët nga vendet evropiane.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinje ku për të hyrë në vend duhet të prisni deri në 80 minuta, ndërsa në dalje deri në pesë minuta.

Në Dheun e Bardhë deri në 40 minuta është pritja në hyrje si dhe në dalje deri në pesë minuta. Në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë duhet të pritni deri në 50 minuta, kurse për të dalë deri në 35 minuta.