Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, është takuar me drejtorin për Rrugët dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit z. Guido Zielke, ku ka marrë zotim se shteti gjerman shumë shpejtë do t’i njeh patent-shoferët e Kosovës.

Cufaj gjithashtu në këtë takim, ka falenderuar shtetin gjerman për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Shkrimi i plotë:

Sot kisha një takim me Drejtorin për Rrugët dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit z. Guido Zielke.

Z. Zielke më informoi për shkëmbimin mes grupeve të Punës të të dy Qeverive dhe u shpreh optimist që janë bërë përparime në tekstin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Gjermanisë për njohjen reciproke të Patent Shoferëve. Me këtë rast, ai shtoi që janë duke u bërë përpjekje maksimale që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që është në interesin e të dy vendeve.

Z. Zielke iu falenderova për bashkëpunimin dhe e sigurova që si Ambasadë jemi në dispozicion çdo kohë që marrëveshja në fjalë të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Njëkohësisht e informova që janë me mijëra shtetas të Kosovës që viteve të fundit jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë pyetje të shumta lidhur me këtë temë me interes për të dy vendet. Duke bashkëpunuar ngushtë me këtë zyrtar gjerman nuk kam si të mos e shprehi një falenderim të mijëra e mijëra bashkëmobasve tanë pasi që pa ndihmën e tij ky proces që zakonisht zgjat pesë e më shumë vite është afruar kaq shumë drejt përmbylljes së suksesshme🇽🇰🇩🇪/bc