Në Prishtinë dje brenda një ore kanë ndodhur dy raste të vjedhjeve.

Së pari në rrugën “Taulantia” një person i maskuar ka hyrë në një lokal ku nën kërcënimin e revole, grabiti 200 euro.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, ka ardhur një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, ku nën kërcënimin e armës-revole, i kishte grabitur para të gatshme në shumën prej 200 € dhe është larguar në drejtim të panjohur”

“Nuk raportohet për të lënduar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Rasti i lartcekur është iniciuar me vendim të prokurorit”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa vjedhja e dytë ndodhi në rrugën “Faik Konica” ky dy persona të maskuar dhe të pajisur me armë i vodhën 270 euro një njeriu.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dyshohet të ketë qenë AK-47 dhe tjetri pistoletë, nën kërcënimin e armëve, viktimës ia kanë grabitur para të gatshme në shumën prej 270 (dyqindeshtatëdhjetë) € dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, shkruhet më tej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

.Nuk raportohet për të lënduar. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore.