Një pjesë e banorëve të lagjes Vneshtat, saktësisht në rrugën “Aleksandër Molosi” në Prishtinë po përballen me mungesë të furnizimit me ujë.

Me ujë këta banorë furnizohen për dy-tri orë vetëm pas mesnate, ndërsa këto telashe banorët thonë se i kanë që moti.

Banorët e kësaj lagje thonë se janë ankuar që moti, por zgjidhja nuk u është gjetur akoma.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë kanë thënë se ky problem është kompetencë e Ujësjellësit, ndërsa këta të fundit kanë pranuar përgjegjësinë pjesërisht pasi infrastruktura e vjetërsuar është përgjegjësi e Komunës.

Sipas zëdhënëses së KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku-Azizi ky problem është vetëm kur ka thatësira dhe jo gjatë kohës së ftohtë.