Prishtina e bindur se do të ndalë superioritetin e Pejës

Prishtina e bindur se do të ndalë superioritetin e Pejës

Skuadra e Pejës këtë edicion është dëshmuar superiore në duelet me Sigal Prishtinën, por trajneri i pejanëve Branimir Paviq, para ndeshjes së radhës që i pret këto dy skuadra, ka thënë se kësaj here bardhekaltrit janë favoritë, shkruan Koha Ditore.

Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen të dielën në Prishtinë. Ndeshja derbi e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës nis në orën 19:00.

Peja gjatë këtij edicioni është treguar më e fortë se Sigal Prishtina. Në tri përballje deri më tash, përfshirë edhe atë të Superkupës, ka shënuar po aq fitore. Në të vërtetë, Peja është skuadra e vetme që nuk di për humbje në kampionatin e Kosovës pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Peja i prin klasifikimit me 30 pikë të mbledhura, duke lënë pas vetes Sigal Prishtinën me pesë pikë më pak. Në total, Peja ka vetëm dy humbje dhe që të dyja i ka përjetuar në Ligën Ballkanike, të fundit të martën mbrëma në “Karagaç” nga Levski 2014.

Superliga – XVIII

E shtunë

Bashkimi – K. Prishtina (19:00)
GE Ylli – Vëllaznimi (19:00)

E diel

S. Prishtina – Peja (19:00)

1. Peja 15 30
2. S. Prishtina 14 25
3. Bashkimi 14 23
4. Trepça 15 23
5. GE Ylli 14 18 (-1)
6. Vëllaznimi 15 18
7. K. Prishtina 15 15