Një foshnjë e sapolindur që po trajtohet në njësinë intensive të Neonatologjisë, iu dashtë të marrë edhe shërbim radiologjik.

Kur shërimi u krye, transporti i kësaj bebe nga Klinika e Radiologjisë deri tek e Neonatologjisë pati disa telashe.

Kjo për shkak se autoambulanca që po e transportonte foshnjën 10-ditëshe, nuk u ndez. Kësisoj dëshmitarët që e panë ngjarjen thanë për televizionin se për gati 20 minuta personeli shëndetësor së bashku me foshnjën pritën në ambulancë, njofton Klan Kosova.

Derisa qëndrimi gati prej 10 minutash zgjati edhe në hapësirë të jashtme deri në ardhjen e një ambulance tjetër.

“Ai është problem teknik, ne nuk mund të marrim përgjegjësi, zakonisht nuk ndodh se kanë një mirëkuptim me shërbimin e ambulancave. Foshnjës i është bërë një CT edhe është kthyer në radiologji”, deklaroi Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Këto lëvizje u bënë për shkak se kjo foshnje ka probleme të lindura me ezofag, andaj edhe trajtimi prek disa disiplina.