Prezantohen tek KF “Llapi” Besnik Krasniqi dhe Arben Beqiri

Besnik Krasniqi dhe Arben janë prezantuar para stërvitjes me fanellat e Llapit me të cilat do të prezantohen gjatë edicionit të ri, njofton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të Klubit Llapi.

Besnik Krasniqi do të luajë në edicionin  e ri në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Arben Beqiri do të shërbejë në pozitën e portierit.

Postimi i plotë:

Besnik Krasniqi dhe Arben Beqiri prezentohen tek Llapi

Podujevë, 11 gusht, 2017 – Besnik Krasniqi dhe Arben Beqiri sot para stërvitjes janë prezantuar me fanelat e Llapit të cilat do ti bartin në edicionin e ri.

Besnik Krasniqi, mbrojtës i djathtë më parë ka luajtur edhe për Prishtinën, Gjilanin dhe së fundmi Feronikelin në sezonin e ri do paraqitet në klubin e Llapit.

Arben Beqiri, portier i ardhur nga Besa me të cilën skuadër fitoj Kupën e Kosovës. Më parë ka qenë ‘gardian’ i Trepçës ’89 dhe Drenicës. Në sezonin e ri do pritet të jetë ‘siguria’ e portës tonë.

Të dy futbollistëve edhe njëherë i uruan mirëseardhje kryesia e klubit dhe suksese në vazhdim!