Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Prof. Dr. Rifat Blakun, profesor në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.

Ai ka shkruar se kjo medalje i ndahet Z. Blaku për shkak të kontributit të shquar në fushën akademike, në arsim dhe edukim te gjeneratave të ndryshme për dekada.

Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Prof. Dr. Rifat Blakun.

Profesor Blaku ka dhënë kontribut të çmuar edhe si studiues në fushën e migracionit dhe diasporës, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën e viteve të nëntëdhjeta. HTH