Presidenti Ivanov shkarkon nga detyra zv. drejtorin shqiptar në Agjensinë e Zbulimit

Presidenti I Shtetit Gjorge Ivanov nën ingerecë të të cili është Agjensioni I Zbulimit ka shkarkuar zv. drejtorin shqiptar të këtij institucioni, Muhamed Ismailin, i cili këtë post e ka ushtruar nga viti 2003. Në këtë institucion tash e tutje më nuk do të ketë post të zv. drejtorit për shkak të sistematizimit të ri që ka paraparë presidenti e që ministrat shqiptarë e kanë lejuar të kalojë në qeveri javë më parë.
Siç mëson Alsat M revolti tek të punësuarit shqiptarë në Agjensionin e Zbulimit është i madhe dhe nuk e pranojnë vendimin e presidentit për shkarkimin e zv. drejtorit shqiptarë . Vendimi I këtillë I presidentit Ivanov njëherit shihet edhe si hakmarrje ndaj BDI-së për shkak të bojkotit të zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe habit fakti si të njëjtit kanë lejuar që sistematizimi I ri të kalojë në Qeveri.
Zv. drejtori I deritanishëm I Agjencisë së zbulimit në këtë institucion Muhamed Ismaili ka filluar me punë në vitin 1999 ndërsa nga viti 2003 ka qenë në postin e zv. drejtorit. Arsyeja e shkarkimit nga detyra nuk është bërë për shkak të mossuksesit në punë ose ndonjë lëshimi por si duket për shkaqe politike./tetovasot