Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka deklaruar se Barcelona po mbahet peng nga Florentino Perez, pasi ai reflektoi mbi vendimet e fundit të klubit katalanas.

Tebas ka thënë se Barcelona ishte gati të nënshkruante për marrëveshjen CVC të La Ligas, por ndryshoi mendje kur Perez iu tha të mos e nënshkruanin.

“Florentino Perez e mban peng Barcelonën”, ka thënë fillimisht Tebas në intervistën e tij për gazetën Sport.

“Barcelona ishte në marrëveshje me marrëveshjen CVC për rreth një muaj, derisa Real Madridi tha jo”.

“Ka një kompleks inferioriteti në klub me Florentino Perezin”.

Gjatë intervistës, Tebas foli edhe për largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Unë e di me siguri se largimi i tij nuk ishte për arsye ekonomike dhe se mund të ishte shmangur”.

“Ndoshta largimi i Messit ka qenë më i vështiri për mua sepse mendoj se ai është më i miri në histori”.

“Ai nuk e meritonte të largohej kështu, jo vetëm duke lënë Barcelonën, por edhe La Ligën”, përfundoi presidenti i La Ligas. /Telegrafi/