Llapi ka arritur të shënojë dje fitore në “Zahir Pajaziti”, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1, njofton Llapi.info

Golat për klubin nga Podujeva i realizuan Mentor Zhdrella dhe Valmir Veliu.

Pas fitores, tani Llapi është vetëm dy pikë larg kreut të tabelës, e kjo ka bërë që gjasat që Llapi të kurorëzohet me titull të rriten.

Kështu ka thënë edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina pas ndeshjes ndaj Gjilanit. Ai ka paralajmëruar se do të bëhet çmos që trofeu të vij në Podujevë.

“Ndihem mjaft i lumtur me fitoren e sotme e cila na rrit dukshëm gjasat për titullin e kampionit. Falenderoj futbollistët për angazhimin dhe shpirtin ‘luftarak’ të tyre në ndeshje. Falenderim edhe për trajnerin Tahir Batatina dhe stafin e trajnerëve për punën e palodhshme. Po ashtu falenderim edhe gjithë qytetit dhe tifozëve “Legjendat” për përkrahjen e tyre të madhe. Do japim maksimumin dhe do bëjmë çmos që trofeu i kampionit të ngritet në Llap”, ka thënë ai./Llapi.nfo

Image result for Beqir Batatina