Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës po prezantojnë ofertën e tyre.

Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Podujevës e kërkojnë, Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje, theksoi se VV-ja ka pasur ngritje.

“Me këtë ngritje të votave qytetarët në Podujevë janë deklaruar për ndryshime dhe duan ndryshime. Mbi 50 qind e qytetarëve duan ndryshime. Më 19 nëntor qytetari e ka rastin të votojë për ndryshim”, deklaroi ai. Potera tha se ka platformën prej 25 zotimeve.

ZGJEDHJET 2017

DEBATI PËR PODUJEVËN

Publiée par RTK sur mardi 14 novembre 2017