Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për Kryetar të Podujevës, Ajet Potera, ka kritikuar qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Kryetarit aktual të kësaj komune, Agim Veliut.

Ai në emisionin “Tribuna Zgjedhore” u shpreh se qeverisja e Veliut ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat, dhe se jo transparenca ka qenë në nivelin më të lartë në këtë komunë.

Potera ka shtuar se se me metodën e jo transparencës, Veliu ka arritur që të krijojë një komoditet në keqmenaxhimin e buxhetit të Komunës, duke anuluar në vjedhjet dhe korrupsionin që e ka bërë në kohën sa ka qenë në krye të qytetarëve llapjan.

Ai u premtoi bujqëve të kësaj komune, se nëse ai zgjidhet në krye të tyre, do ta kenë mbështetjen e pa rezervë për ngritjen dhe kultivimin e shumë produkteve të kësaj fushe.
Potera kritikoi qeverisjen e deritanishme se në shumë rastë kur ka pasur vërshime dhe për pasojë ka shkaktuar dëme në rendimentet bujqësore, komuna nuk ka arritur që asnjëherë tua kompensoj dëmet e shkaktuara/ Gazeta Tribuna/