Kandidati i VV- së për komunën e Podujevës Ajet Potera në emisionin “Duel-D” është shpjeguar edhe njëhere lidhur me shpifjet sic i ka quajtur ai për vjedhjen e rrymës.

Potera ka thënë se për këtë rast do të hulumtoj dhe do të merret derisa të zbardhet e vërteta lidhur me këtë.

“Une kam dasht me reagu por më pamundësi që vet të shkoj në ngjykaten e Podujevës dhe në KEDS në Prishtinë.Këtë do ta hulumtoj dhe asnjë gjë nuk ka shkuar në familjen time. Kjo është një shpifje dhe jam dashur të njollosem si lider. Do ta hulumtoj këtë rast”, tha Potera.

Lidhur me këtë rast, Potera ka pyetur se “ si ka mundësi që një dokumet të rrjedh nga gjykata dhe të mos shkoj tek i akuzuari”?

Sipas Poterës pikërisht kjo ka të bëj me kapjen e shtetit.